Aktualitet

U arrestua për abuzim me tenderin e policisë, GJKKO refuzon të ndryshojë masën për Naqellarin

25 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
U arrestua për abuzim me tenderin e policisë, GJKKO refuzon të

TIRANË– GJKKO ka refuzuar të ndryshojë masën e sigurisë për Edlira Naqellarin. Ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari u arrestua nga SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që abuzuan me tenderin e uniformave.

Ajo u la në arrest me burg, masë të cilën e ankimoi duke kërkuar një më të butë. Kërkesa e saj nuk u pranua nga GJKKO.

Lidhur me skandalin me tenderat e uniformave të policisë, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellari edlira naqellari

Sondazh

Poll