Aktualitet

Nuk ka ndryshim të masave në fuqi! Rakacolli: Situata është në kontroll, duhen zbatuar rregullat

25 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Nuk ka ndryshim të masave në fuqi! Rakacolli: Situata është

TIRANË- Masat që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri nuk do të pësojnë ndryshime. Kjo u bë e ditur nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ajo u shpreh se situata në vend është më e mirë se vitin që shkoi. Rakacolli tha se nëse do të zbatohen masat që janë në fuqi situata do të jenë në kontroll.


DEKLARATA:

Shkaku i shtimeve është varianti Delta. Nga ana tjetër prania e shifrave dhe arsyetimi tregon efektin e vaksinimit. 95% e atyre që janë të infektuar janë të pavaksinuar. Ata që janë me forma të rënda janë të pavaksinuar. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i të shtruarve në spitale është ndjeshëm më i ulët. Kjo tregon se situata është më e kontrolluar dhe i përgjigjet mirë niveli i masave që kemi në fuqi, problem është zbatimi i tyre. Mendimi është se situata mund të kontrollohet.

-Masat që janë në fuqi: Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, grumbullimet në ambientet e jashtme, zbatimi i protokolleve të bëra me kohë, ora policore nga ora 24:00 deri në orën 6:00 dhe muzika deri në orën 23:00.

Nuk ndryshojnë masat në fuqi! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinohuni! Ka pasur rritje të rasteve me DELTA, Gjirokastra qarku me më shumë të vaksinuar

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021 mira rakacolli komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021 mira rakacolli

Sondazh

Poll