Aktualitet

Vaksinimi me detyrim? Fico: Jo nuk detyrojmë por ka mënyra alternative!

25 Gusht 2021, 09:14 Nga DOSJA
Vaksinimi me detyrim? Fico: Jo nuk detyrojmë por ka mënyra

TIRANË– Drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se asnjeri nuk do të detyrohet që të vaksinohet mirëpo do gjenden mënyrat. Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekpsertëve ajo tha se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.


“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemi ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet. Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, por të jetë brenda parametrave të punës. Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin. Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.

Rastet rriten masat nuk ndryshojnë! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinohuni! Ka pasur rritje të rasteve me DELTA, Gjirokastra qarku me më shumë të vaksinuar

(a.b)/dosja.al

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021 albana fico komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021

Sondazh

Poll