Aktualitet

Çfarë dëshmoi në Polici Bledar Selmanaj pasi vrau shokun? Provat që e “kryqëzojnë” në autorësinë e krimit

25 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA
Çfarë dëshmoi në Polici Bledar Selmanaj pasi vrau shokun?

TIRANE– Bledar Selmanaj ka pranuar para specialistëve të Policisë se ka qenë ai personi që është nisur nga Tirana me 25-vjeçarin Xhuljan Bullari drejt Vlorës dhe më pas kanë përfunduar në fshatin Babicë e Madhe, atje ku mbrëmjen e 20 gushtit, ora 21:00, i riu gjeti vdekjen pas një plumbi që mori në kokë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari ka pranuar shoqërinë dhe njohjen e mëparshme me të riun por nuk ka pranuar që të jetë ai autori i vrasjes. Por, provat e mbledhura deri më tani tregojnë të kundërtën.

Nga hetimi i deritanishëm rezulton se ka prova dhe komunikime që provojnë se mes viktimës dhe autori ka patur një konflikt për një prishje pazari, që grupi hetimor dyshon se lidhet me një çështje droge. Të dy miqtë u nisën drejt Babicës për t’u sqaruar, por debati ka degraduar dhe Selmanaj akuzohet se ka qëlluar për vdekje të riun.

Lajmi kryesor: Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për pazare droge (E SHKUARA KRIMINALE)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll