Aktualitet

PLAS sërish në Lushnje! Sherr me thika në qytet, arrestohet 29-vjeçari

25 Gusht 2021, 09:50 Nga DOSJA
PLAS sërish në Lushnje! Sherr me thika në qytet, arrestohet

LUSHNJE– Një plagosje me Lushnje është regjistruar ditën e sotme, dy ditë pas makabrës së ndodhur në qendër të qytetit. Një 56-vjeçar me iniciale L.K. ka mbetur i plagosur me thikë në Lushnje pas një sherri në lagjen 18 Tetori me 29-vjeçarin Nexhat Sada. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës kishte shkuar i plagosur me thikë një shtetas, menjëherë është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, në lagjen “18 Tetori”, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës me të cilën 29-vjeçari ka goditur shtetasin L. K.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lushnje sherr me thike ne lushnje lushnje sherr me thike ne lushnje

Sondazh

Poll