Aktualitet

SKEDA-HABIA/ Vrau shokun me plumb në kokë dhe hapi Facebook, çfarë nuk shkon tjetër në profilin e Bled Selmanajn, postimet

25 Gusht 2021, 10:09 Nga DOSJA
SKEDA-HABIA/ Vrau shokun me plumb në kokë dhe hapi Facebook,

TIRANË– Bledar Selmajan vrau shokun e tij me plumb në kokë për prishje të pazareve të drogës. Pasi e qëlloi me plumb në kokë Xhuljan Bullarin, më 20 gusht, lajmi u mësua ditën tjetër, autori në arrati kishte plane të tjera.

Teksa kërkohej nga policia për vrasjen e 25-vjeçarit në Babicë të Vlorës ai hapi një ‘Facebook’ të ri. Më 23 gusht ai shkruan se ka nisur punë në ‘Facebook’, është serioz si dhe tregon se sa i gjatë është: 1.75.

Ndryshe nga se mund të mendohej, se autori i një krimi do donte të fshihej dhe të largonte gjurmët, Selamanaj nuk donte t’ja dinte. Ai vazhdoi me postimet dhe nëse nuk do ishte kapur mbase do të postonte sërish.

Selmanaj është i skeduar nga Policia si autori i një sërë vjedhjesh më parë. Aktualisht policia ka bërë sekuestrimin e armës me të cilën është qëlluar Xhuljan Bullari.

Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për pazare droge (E SHKUARA KRIMINALE)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj xhuljan bullari bledar selmanaj xhuljan bullari

Sondazh

Poll