Aktualitet

Drama e familjes shqiptare që humbi djalin nga shpërthimi në Itali, kishin vetëm pak orë që ishin transferuar në shtëpin

25 Gusht 2021, 10:30 Nga DOSJA
Drama e familjes shqiptare që humbi djalin nga shpërthimi në

ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar në Itali pas shpërthimit të gazit në ndërtesë.

Sipas mediave italiane, familja shqiptare kishte vetë pak orë që kishte hyrë në apartamentin ku ndodhi tragjedia. Familja Tila, nëna Nertila dhe babai Genci, me tre fëmijët, Aron më i vogli, pak më shumë se 4 vjeç, mbërritën në ndërtesë vetëm të hënën në mbrëmje. Fillimisht ata jetonin në Torino, por vetëm pak kohë më parë ishin vendosur atje.

Sipas dëshmisë së familjarëve çifti donte të transferohej në apartament pasi aty banonin dhe disa të afërm të tyre, por kur Genci pa shtëpinë 16 m2 mbeti i zhgënjyer pasi tha se nuk mund të jetonin 5 veta në një dhomë, kështu që edhe pse ishte natë ai mori dy fëmijët e mëdhenj i hipën makinës dhe shkuan për të fjetur diku tjetër. Nertila dhe 4-vjeçari Aron fjetën në divanin e vetëm që ndodhej në shtëpi.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm si pasojë e një rrjedhje gazi dhe zhurmat e shembjes janë ndjerë deri në  rrethin Madonna di Campagna. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune. Një burrë arriti të shpëtohej dhe të nxirrej nga rrënojat nga ekipet e kërkim- shpëtimit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar ndërsa një 22-vjeçar ka pësuar diegie të rënda në 50% të trupit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shembet ndertesa ne torino vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali shembet ndertesa ne torino vdes 4-vjeçari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll