Aktualitet

E tradhtuan kamerat… Bledar Selmanaj ekzekutoi shokun, u ndërrua dhe fshehu armën në oborr! Pista kryesore e hetimit: Dy mi

25 Gusht 2021, 08:47 Nga DOSJA
E tradhtuan kamerat… Bledar Selmanaj ekzekutoi shokun, u ndërrua dhe

TIRANE- Prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ku grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Vlorës po fokuson hetimet për vrasjen e të riut Xhuljan Bullari nga shoku i tij, Bledar Selmanaj me të cilin kishin njohje të mëparshme. Një pistë e dytë është një borxh i pashlyer që viktima i kishte autorit duke bërë që debati mes tyre të përfundonte në përdorimin e armës së zjarrit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zbardhja e ngjarjes u bë e mundur falë kamerave të sigurisë që janë të vendosura në hyrje të qytetit të Vlorës, atje ku makina tip “Fiat Punto” ku lëvizën viktima dhe autori ishte filmuar. Me verifikimin e pamjeve është bërë i mundur edhe identifikimi i pasagjerit që shoqëronte Bullarin, ku ka rezultuar se ai është Bledar Selmanaj, një hajdut serial i dënuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë, Vlorë e Fier.

Por si u arratis Selmanaj pas vrasjes? 39-vjeçari ishte tejet i ftohtë për vrasjen e shokut të tij. Bullari, 25 vjeç, me origjinë nga Elbasani dhe me vendbanim në Babrru të Tiranës, u qëllua 3 herë me pistoletë nga krahu i pasagjerit por një plumb e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas vrasjes, autori u largua dhe shkoi në shtëpinë e tij që ndodhet në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, ku fshehu armën e krimit, një pistoletë me 9 fsihekë, me të cilën dyshohet se u krye vrasja.

Ai hoqi rrobat që mbante veshur mbrëmjen e 20 gushtit, një T-shirt i bardhë i firmës Adidas bashkë me një kapele të po të njëjtës firmë dhe u nis drejt Tiranës. Autori u fsheh për 4 ditë radhazi në një banesë në zonën e ish-Bllokut, atje ku u arrestua dje nga Policia e Shtetit.

Lajmi kryesor: Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për pazare droge (E SHKUARA KRIMINALE)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll