Aktualitet

VIDEO/ Me treçerekshe xhins, kapele dhe bluzë Adidas, dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes së 25-vjeçarit Xhulj

25 Gusht 2021, 08:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Me treçerekshe xhins, kapele dhe bluzë Adidas, dalin pamjet e

TIRANË– Krimin e kreu në fshatin Babicë të Vlorës dhe me urgjencë u arratis për në Tiranë. Por liria pas vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljano Bullari zgjati vetëm 4 ditë. Bledar Selmanaj, personi që shihni në këtë video, 39 vjeç nga Vlora u zbulua se është autori i ekzekutimit të të riut, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit shihet se ai është arrestuar në kryeqytet, ku dhe është dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa shfaqet në pamje i prangosur dhe i veshur me një palë xhinse treçerekshe dhe bluzë sportive.

Ndërsa në Vlorë, paralelisht agjentët e vrasjeve kanë kryer kontrolle në banesën e Selmanajt. Në oborrin e shtëpisë është gjetur arma e krimit, një pistoletë dhe disa fishekë dhe veshjet që dyshohet se Selmanaj kishte në trup kur ekzekutoi të riun.

Një kapele Adidas dhe një bluzë sportive e të njëjtës firmë janë sekuestruar tashmë nga policia, bashkë me para dhe një celular.

Si ndodhi vrasja? 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Pamjet e babait teksa mësoi që i biri kishte vdekur bënë xhiron e rrjetit duke ushtruar një presion publik mbi autoritetet për vrasjen e të riut.

Lajmi kryesor: Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për pazare droge (E SHKUARA KRIMINALE)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 07:34

Kapet peshkaqeni 500 kg në Durrës

DURRËS– Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është me një peshë 500 kg. Ndërkohë ra...