Aktualitet

Rastet rriten masat nuk ndryshojnë! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinohuni! Ka pasur rritje të rasteve me DELTA, Gjirokast

25 Gusht 2021, 08:15 Nga DOSJA
Rastet rriten masat nuk ndryshojnë! Komiteti Teknik i Ekspertëve:

TIRANË– Komiteti Teknik i Eksperteve ka lajmëruar se masat që janë në fuqi nuk do të ndryshojnë. Mbledhja e ditës së sotme, kishte në fokus thirrjen për vaksinim dhe të zbatimit të masave që janë në fuqi.

Deri tani më të dyja dozat është vaksinuar 27 % e popullsisë ndërsa me një dozë është vaksinuar 37 % e popullsisë, Gjirokastra është qyteti me vaksinimet më të larta, e ndjekur më pas nga Gjirokastra. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico renditi dhe Bashkitë që kanë rastet më të larta të infektimeve. Saranda dhe Himara janë kryesueset e listës, për tu ndjekur me Malësinë e Madhe, Tiranën dhe Vlorën.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se vaksinimi në vend ka vijuar me ritme të mira. “27% e popullsisë është vaksinuar me të dy dozat. 37% me një dozë. Rastet e vaksinuara me një dozë janë 32 herë më pak sesa rastet e pavaksinuara. Pra kjo tregon efektin e rëndësishëm të programit të vaksinimit”, tha Bino.

Vaksinimi në vend nuk është me detyrim, mirëpo sipas Drejtoreshës së ISHP-së, Albana Ficos do gjenden mënyrat që secili prej nesh ta kryejë vaksinimin. Fico tha se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin.

Masat që mbeten në fuqi:

-Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 23:00-06:00.

-Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare. Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 23:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Ndërkohë që rastet me Covid shtohen në vend, masat duket se do të jenë të njëjta. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 800 raste të reja. Në total në Shqipëri janë regjistruar 140521 raste, ndërsa 2480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Ndërsa në Kosovë ka pasur shtim të madh të rasteve me Covid si dhe numri i personave të vdekur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021 masat e reja anti-covid komiteti teknik i eksperteve 25 gusht 2021 masat e reja anti-covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 07:34

Kapet peshkaqeni 500 kg në Durrës

DURRËS– Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është me një peshë 500 kg. Ndërkohë ra...