Aktualitet

SKANDALI- Pak ditë më parë vrau Xhuljan Bullarin, si u lirua nga burgu autori, Bledar Selmanaj apelonte nga burgu: Kam mpiksj

25 Gusht 2021, 08:34 Nga DOSJA
SKANDALI- Pak ditë më parë vrau Xhuljan Bullarin, si u lirua nga

TIRANË- Bledar Selmanaj është autori sipas Policisë i vrasjes së të riut Xhuljan Bullari, ngjarje e ndodhur më 21 gusht 2021 në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë. Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet por edhe mediat. Teksa ai rezulton si i skeduar për një sërë vjedhjesh në kryeqytet dhe është dënuar për “vjedhje me dhunë”, hajduti serial i kryeqytetit ia ka dalë të lirohet dhe të përfshihet sërish në veprimtari kriminale. Në një kërkim elementar që Dosja.al bëri në rrjetet sociale, rezulton se jo më larg se në muajin mars 2021, Bledar Selmanaj gjente rrugët edhe në media për të kërkuar ndihmë, pasi sipas tij në burgun 313 nuk i jepej trajtim mjekësor. Në telefonatën e tij, drejtuar Fax Neës, ai thotë se po vuan dhe është në gjendje shumë të rëndë.

“Mbas një ore më bën një gjilpërë dhe më lë si qen në tokë.Të vetmit që nuk më lënë të vritem janë bashkëvuajtësit e mi shokët e dhomës. Nëse më shikoni sot ose në ditët në vazhdim se shenjat nuk ikin shumë shpejt, e kam kokën të çara të çara, mund të kem 30 të çara në kokë dhe në fytyrë. Këtu kërkojnë lekë të të bëjnë shërbimin, po pate lek dhe po je I fortë të japing shërbim. Unë kërkoj të bëj një ezhe koke dhe më thonë ta bëj te spitali amerikan nr.2, këta si duket janë të lidhur me ata pasi më thonë se nuk mund të bëhet te spitali shtetëror. Nuk më kanë kërkuar para në dorë por më thonë ta bëj ezhenë në privat, pasi në shtet më thonë që ka radhë dhe njëherë më thonë që është e prishur. Unë medikamentetet mezi i kam siguruar vetë privatisht,një nënë që kam po më vdes nga Covidi dhe nuk kam njeri. Jam në gjendje shumë të rëndë dhe kërkoj ndihmën tuaj për problemin tim.”-shprehej asokohe Selmanaj.

Në mënyrë të paprecedentë, autori i vrasjes së 4 ditëve më parë, rezulton se ka fituar lirinë në rrethana të dyshimta, duke përfunduar në ekzekutorin e 25-vjeçarit. Motivet e vrasjes nuk dihen ndërsa Policia sqaron se të dy kishin njohje të mëparshme.

Si ndodhi vrasja? 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Pamjet e babait teksa mësoi që i biri kishte vdekur bënë xhiron e rrjetit duke ushtruar një presion publik mbi autoritetet për vrasjen e të riut.

Lajmi kryesor: Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për pazare droge (E SHKUARA KRIMINALE)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 07:34

Kapet peshkaqeni 500 kg në Durrës

DURRËS– Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është me një peshë 500 kg. Ndërkohë ra...