Aktualitet

Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar Selmanaj dhe viktima ishin miq, u prishën për paza

25 Gusht 2021, 08:04 Nga DOSJA
Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit, arrestohet në ish-Bllok autori/ Bledar

VLORË– Bledar Selmanaj, 39 vjeç akuzohet se është autori i ekzekutimit të 25-vjeçarit nga Babrruja, Xhuljan Bullari në fshatin Babicë të Vlorës. Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Bledar Selmanajn, i skeduar nga Policia si autori i një sërë vjedhjesh, si dhe është bërë sekuestrimi i armës me të cilën është qëlluar Xhuljan Bullari. Teksa ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes, konfirmohet njohja mes autorit dhe viktimës. Policia i ka gjetur në oborrin e banesës së tij në Vlorë edhe armën e zjarrit tip pistoletë, veshjet që janë përdorur gjatë vrasjes dhe 1 aparat celular.

Por si u zbulua autori i vrasjes? Menjëherë pas vrasjes së të riut, grupi hetimor i ngritur nga Prokuroria zbuloi se në telefonin e viktimës rezultonte komunikim në orët e fundit me Bledar Selmanajn. Paralelisht nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë, u pa se personi që shoqëronte Xhuljan Bullarin në hyrje të qytetit të Vlorës ishte 39-vjeçari i dënuar disa herë për vjedhje. Pas hetimeve është bërë i mundur lokalizimi i autorit, i cili fshihej në një apartament në zonën e ish-Bllokut, ku dhe është prangosur dje nga Policia. Ai u arrestua dhe në dëshminë e tij para policëve ka mohuar që të jetë ai autori i vrasjes, ndërsa ka pranuar shoqërinë dhe udhëtimin nga Tirana drejt Vlorës me viktimën.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari arrestohet bledar selmanaj vrasje ne babice te vlores xhuljan bullari

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2021, 07:34

Kapet peshkaqeni 500 kg në Durrës

DURRËS– Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është me një peshë 500 kg. Ndërkohë ra...