Aksident tragjik në Devoll/ Mjeti përplas motorin, vdes 77-vjeçari, arrestohet drejtuesi i ‘Benz-i’
25 Gusht 2021, 07:56Nga DOSJA
KORÇË– Një aksident me vdekje ka ndodhur në Devoll mbrëmjen e djeshme. Në aksident ka humbur jetën Admir Shehu. Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, 30-vjeçarit Adi Koçileri, i cili shkaktoi aksidentin fatal.
NJOFTIMI ZYRTAR
Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit Adi Koçileri, 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin Admir Shehu, 77 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Forcat RENEA zhvilluan mbrëmjen e djeshme aksion blic në disa qytete në vend. Për pasojë në pranga ranë disa persona ndërsa u proceduan dhe 2...
DURRËS– Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni është me një peshë 500 kg. Ndërkohë ra...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme forcat RENEA zhvilluan një aksion në disa qytete të vendit për të bërë kapjen e personave të përfshirë në aktivitete kriminale. ...
VLORË– Prej më shumë se 30 ditësh në Shqipëri vijonë zjarret. Sot është riaktivizuar ai në fshatin Dukat. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vend...
TIRANË– Reparti i Neutralizimit të Elementëve të Armatosur zhvilloi mbrëmjen e djeshme aksionin në disa qytete të Shqipërisë si Durrës, Lezhë, Shkodër, La&...
RINAS– Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Qytetarë kanë pritur të grumbulluar brenda ambienteve të aeropo...
TIRANË– Familjarët mësuan lajmin se Xhuljano Bullari ishte vrarë përmes kushërirës. Kjo e fundit ishte pronarja e mjetit në të cilin u gjet i pajetë 25-vje...