LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria i rikthehet prishjes së Teatrit Kombëtar, hyn në fuqi vendimi që u mbajt i fshehtë

3 Qershor 2019, 15:22 Nga DOSJA
Qeveria i rikthehet prishjes së Teatrit Kombëtar, hyn në fuqi

TIRANË- Dy muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. Por çfarë thotë vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019 por që sipas pikës së fundit të tij merr fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe që deri tani nuk ishte bërë publik (Në listën e vendimeve të qeverisë të publikuara në 4 prill nuk gjendet ky vendim).

Së pari nënvizon se qëllim i tij është krijimi i komisionit për realizmin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës me  objekt  realizimin  e  projektit  të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin,  ndërtimin  dhe  dorëzimin  e  godinës së  re  të  Teatrit  Kombëtar,  si  dhe  hartimin  e kontratës me palën private të përzgjedhur.

Së dyti përcaktimin   e   kritereve   kualifikuese   e vlerësuese  dhe  dokumentacionin  e  kërkuar  për përzgjedhjen  e  palës  private  që  do  të  marrë përsipër  realizimin  e  projektit  të  zhvillimit  të zonës dhe të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kjo do të thotë se qeveria nuk është tërhequr nga projekti i Teatrit por vetëm ka reflektuar kërkesën e bërë nga Bashkimi Europian që procedura të ishte me një garë transparente duke qenë se më herët një projektligj i ngjashëm sanksiononte se operatori privat ishte Fusha sh.p.k. Autoritet Kontraktor në gjithë procedurat duket se do të jetë Bashkia e Tiranës.

Brenda pesë ditëve ministrat e Kulturës, Financave dhe Ekonomisë dërgojnë pranë  Bashkisë  së  Tiranës  emrat  e  anëtarëve përfaqësues    në    këtë    komision.    Kryetari    i komisionit  thërret  mbledhjen  e  parë  brenda  5 (pesë) ditëve nga dërgimi i emrave të anëtarëve. Çdo  institucion  apo  ent  shtetëror, sipas kërkesës së komisionit, është i detyruar që brenda 3   (tri)   ditëve   nga   kërkesa   të   vendosë   në dispozicion  të  komisionit  ekspertizën  e  kërkuar, nëpërmjet  dërgimit  të  ekspertëve  apo  dhënien  e saj  me  shkrim.

Vendimi jep disa detaje për kriteret vlerësuese që duhet të plotësojnë palët private. Kështu së pari ccdo    palë    private    që    kalon    fazën kualifikuese, në përputhje me dokumentacionin e paraqitur  sipas  përcaktimeve  të  kreut  IV,  të  këtij vendimi, vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme:a) kriterit teknik (me 70 pikë);b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a)  Projekt ideja  e  zhvillimit  të  zonës  (60  pikë), ku vlerësohen këto nënelemente:i.masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20 %);ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %);iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %).b)  Niveli  (në  %)  i  gëzimit  të  të  drejtave  mbi pronën,   referuar   sipërfaqes   totale   të   pronës private që preket nga projekti (5 pikë);c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).3.  Komponentët  e  kriterit  ekonomik,  me  një total  prej  30  pikësh,  i   referohen  ofertës  për projektimin,  ndërtimin,  mobilimin,  mbikëqyrjen dhe  kolaudimin,  dhe  zbërthehen,  si  më  poshtë vijon:a)  çmim  kosto  teatri  për  m2,  sipas  kostos  së projektit të propozuar (10 pikë);b)  sasia  (në  %)  e  propozuar  për  m2pjesë takuese  që  do  të  përfitohet  nga  pala  shtet  (20 pikë).4.  Çdo  palë  private  renditet  nga  komisioni sipas  kritereve  të   sipërpërmendura  vlerësuese. Numri total i pikëve është 100.

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti 2018 kur artistëve ju prezantua plani  i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë.

Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Projekti më i diskutuar ende nuk ka marrë fazën finale ndërkohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prishja e teatrit kombetar treatri kombëtar vendimi per prishjen e teatrit prishja e teatrit kombetar treatri kombëtar vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Athina e aplikon prej 35 vitesh, ka reduktuar lëvizjen me 50%

Fashë oraresh për automjetet e tonazhit të rëndë/ Balluku: Ka qenë në fuqi

Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Balluku: Ky është një vendim i cili hap një epokë të re

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Rritje e ekonomisë, së shpejti do shkojmë në Abu Dabi

Rama: Shqipëria e para në rajon për energjinë diellore

Ulet çmimi i energjisë elektrike/ Rama: Arritje gjatë këtyre 35 viteve, e mirëmenduar dhe konsultuar

Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral"/ Berisha: U përgjua me vendim gjykate

Berisha: Ky është programi i emergjencës i PD, vendosje minimumi jetik, rritje pensionesh

Berisha: Rama e pranoi se ka përdorur SkyEcc, por tha të tjerë e kanë përdorur më shumë

Berisha: Shteti do marrë përsipër pagesën për fëmijën e tretë nga lindja deri 23-vjeç

Berisha: Karta e konsumatorit do rimbursojë TVSH-në e ushqimeve dhe produkteve bazë

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Berisha: Çmimet stratosferike të naftës vijnë edhe për shkak të kontrabandës qeveritare

"Për 1 litër naftë paguajnë 1.1 euro taksa!" Berisha: Shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe

"Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris"/ Berisha: Taulant Balla garantoi arrestimin

"Kjo masë sigurie do të më shtojë votat!" Berisha: E kam fituar 100 përqind kauzën time

Berisha nxjerr përgjimet: Taulant Balla bëri arrestime me listë

Berisha: Gjeta aty Veliajn, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën!

Berisha pas daljes nga SPAK: Kreu i Prokurorisë së Posaçme fle mbi dosje krimi

Berisha del nga SPAK: Iu kërkua gjykatësit kukull që të më rikthejnë në "arrest shtëpie"

Berisha mbërrin në SPAK, Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

Gazetari i publikoi foton me Çapjan, Rama për bisedat e Sky ECC: Ka të tjerë "ku e ku" me atë person

"Po linçohet një udhëheqës i PS",Rama për hetimin e Veliajt: Nuk mund të marr qëndrime për një çorbë

Kush e ka hartuar listën e kandidatëve të deputetëve të PS në Durrës? Rama anashkalon përgjigjet

Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama kapet mat duke komentuar vendimet e drejtësisë

"Ata merren me seksin e ëngjëjve" Rama për partitë e Opozitës: Lufta për vendin e dytë duket e fortë

Rama: Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëj komente për Veliajn

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: Po i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik

"Drejtësia jo në duart e pushtetit politik”, Rama: Reformën e propozuam që kur ishim në opozitë

Rama: Këtë vit ka pasur dy “spektakle”, rasti në Pogradec dhe ai i 14-vjeçarit

Untitled 15

"Beteja për qeverinë teknike vazhdon," Berisha: Mosbindja civile nuk ndalet deri ditën e zgjedhjeve!

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Rama: Po punojmë për të arritur marrëveshje binjakëzimi me spitalin SHIBA të Izraelit

Berisha: Unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim

“TikTok do mbyllet”, Rama: Do na duhen 6-8 javë

Berisha: Thirrja ime është për SHBA, të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri