Politike

Rudina Hajdari thërret në Parlament ambasadorin e Holandës: Të na tregojë pse do kthehen vizat për Shqipërinë

3 Qershor 2019, 17:55 Nga DOSJA
Rudina Hajdari thërret në Parlament ambasadorin e Holandës:

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari ka shpjeguar aryset e kërkesës së saj për thirrjen në Kuvend të Ambasadores së Holandës në Shqipëri.

Në një reagim në Facebook, Hajdari shprehet se ajo dhe Komisioni që drejton kërkon të dijë shkaqet e marrjes së vendimit të qeverisë holandeze për kthimin e vizave për Shqiptarët. 

Ajo më tej shton se “kërkesa për informim nga ambasadorët e huaj në Shqipëri është praktikë e Kuvendit në dhënien e sqarimeve të ndryshme që ndikojnë vendin tonë”.

POSTIMI I PLOTË

Në lidhje me kërkesën e Komisionit të Integrimit Europian për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

1. Qeveria e Mbretërisë së Holandës i ka paraqitur një kërkesë Komisionit Europian për rikthimin e vizave për Shqipërinë. 
2. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë që Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës të informojë mbi këtë cështje Komisionin e Integrimit Europian.
3. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë të informohemi mbi shkaqet që kanë sjellë marrjen e një vendimi të tillë.
4. Kërkesa për informim nga ambasadorët e huaj në Shqipëri është praktikë e Kuvendit në dhënien e sqarimeve të ndryshme që ndikojnë vendin tonë.

Në vijim të informimit, Komisioni do të vijojë të ndjekë cështjet shqetësuese për Mbretërinë e Holandës në mënyrë që ne t’i kërkojmë llogari qeverisë dhe të marrim masat e nevojshme për uljen e imazhit të keq të Shqipërisë nëpër botë, sidomos në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe të rregullohet situata e krijuar me sa pretendohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja e holandes rikthimi i vizave rudina hajdari ambasadorja e holandes rikthimi i vizave rudina hajdari

Sondazh

Poll