Politike

Kërkoi sqarim nga ambasadori i Holandës, Çollaku-Rudinës: Kush t’i thotë këto moj, lexo Konventën e Vjenës

3 Qershor 2019, 18:25 Nga DOSJA
Kërkoi sqarim nga ambasadori i Holandës, Çollaku-Rudinës:

TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i është drejtuar deputetes Rudina Hajdari në lidhje me kërkesën që kjo e fundit bëri në Parlament, teksa kërkoi interpelancë me ambasadorin në lidhje me kërkesën për heqjen e vizave për shqiptarët.

Në një status në rrjetin social Facebook, Çollaku shkruan se Hajdari duhet të lexojë se ç’thotë Konventa e Vjenës dhe se ajo nuk mund të thërrasë për sqarim ambasadorin e një vendi të huaj.

Rudina qe kerkon te hetoje ambasadoren e Hollandes…

Kush ti thote keto moj Rudine. Ku i ke lexuar? A ka njeri te te thote se Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit nuk mund te therrase as ne sqarim,as ne interpelance as ne seance pyetjesh, ambasadorin e nje shteti te huaj te akredituar ne Shqiperi.

A ka dikush te te thote Rudine, se Konventa e Vjenes garanton se ambasadori nuk i pergjigjet ligjeve te vendit prites por vetem ligjeve te vendit te vet.

Nese se bashku me Taulantin doni te procedoni, pyesni apo kerkoni hesap ambasadores te Hollandes duhet ti drejtoheni Gentit (demek ministrit)e ky i fundit ti drejtohet me kerkese zyrtare ministrise se jashtme te qeverise se Hollandes qe kjo e fundit te lejoje apo autorizoje te thirret ne hetim nga Parlamenti Shqiptar ambasadorja e Hollandes ne Tirane.

Pa shprese se Rudina, do te me kuptoje…sidoqofte,”– shkruan Çollaku.

Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari kërkoi që në Komisionin e Integrimit të vijë ambasadorja e Holandës. Sipas Hajdarit ajo duhet të japë sqarime për kërkesën që Holanda i ka bërë KE për rikthimin e vizave për shqiptarët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike holanda kreshnik çollaku rikthimi i vizave per shqiptaret rudina hajdari holanda kreshnik çollaku rikthimi i vizave per shqiptaret rudina hajdari

Sondazh

Poll