Bota

Përfundon samiti emergjent i G7, liderët nuk arrijnë të bindin Amerikën të mos largojë trupat ushtarake nga vendi, pritet

24 Gusht 2021, 08:02 Nga DOSJA
Përfundon samiti emergjent i G7, liderët nuk arrijnë të

BRITANI– Mbretëria e Bashkuar ka organizuar ditën e sotme një samit virtual ndërmjet udhëheqësve të G7 për të diskutuar rreth përpjekjeve të evakuimit në Afganistan.

Vendet e G7, pra  SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia diskutuan rreth Afganistanit dhe qëllimit të tyre, për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Duke peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme. Kjo datë ishte rënë dakord më parë në një marrëveshje me talebanët, para se grupi militant të merrte kontrollin pothuajse të plotë të vendit.

Joe Biden ka bërë me dije se do të dalë në një konferencë për shtyp për të lajmëruar se çfarë po ndodh dhe arsyet pse do të tërhiqen forcat amerikane. Nga ana tjetër Boris Johnson dhe Angela Merkel kanë lajmëruar se do të ndihmojnë afganët por edhe bashkëpunimi me vendet fqinje të Afganistanin do ti zgjidhte shumë punë pasi është më praktik dhe i lëhtë evakuimi drejt atyre vendeve.

Talebanët kanë paralajmëruar pasoja nëse forcat e huaja mbeten në vend pas 31 gushtit. G7 gjithashtu ka diskutuar çështjen vendimtare të njohjes qeverisë talebane por akoma nuk kanë dhënë njoftim zrtar në lidhje me këtë temë.

(d.a/e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganet angela merkel joe biden lufta ne afganistan talebanet afganet angela merkel joe biden lufta ne afganistan talebanet

Sondazh

Poll