Bota

E përdor si provë për të hyrë në ambiente të ndryshme, studenti italian bën tatuazh kodin e vaksinës

24 Gusht 2021, 16:22 Nga DOSJA
E përdor si provë për të hyrë në ambiente të

ITALI-Pandemia i ka krijar shumë ‘pengesa’ dhe vështirësi të gjithë njerëzve në mbarë botën, si pasojë një student italian ka bërë tatuash kodin e vaksinës në krahun e tij të majtë, duke i siguruar vetes lehtësira dhe akses në lëvizje. 

I riu, Andrea Colonneta është bërë viral në Tik Tok, pasi ka publikuar videon, ku një shok skanon tatuazhin e 22-vjeçarit me telefonin e tij dhe arrin që të sigurojë provën e vaksinës.

Në një tjetër përdor tatuazhin e tij për të hapur derën në një dyqan të McDonaldsit. Ai ka thënë se është diçka origjinale dhe i pëlqen të jetë ndryshe.

Kryeministri i Italisë në gusht ka lancuar sistemin e kalimit të gjelbërt, me të cilin qytetarët mund të shkojnë në kafene, restorante, teatër dhe muze. Në shtator gjithashtu do të kërkohet për disa kalime dhe në shkolla.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrea colonneta andrea colonneta

Sondazh

Poll