Bota

Dëshmitari që bëri të mundur arrestimin e Dardan Krivaqës: Desha ta ndaloja vetë por nuk më la policia

24 Gusht 2021, 17:26 Nga DOSJA
Dëshmitari që bëri të mundur arrestimin e Dardan

KOSOVË– Personi i cili ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani ka folur për media ditën e sotme duke dashur të mbetet anonim.

Ai ka thënë se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë të kërkuarin në fshatin Dardani të Ferizajt. Ai tha se fillimisht donte qe ta ndalonte vetë Dardanin por policia i kishte thënë të mos e bënte. Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.

Pjesë nga deklarata:

“Kam dashur ta ndalojë vet, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pasë policisë. Kur e ka parë njërin nga policët ka tentuar të largohet por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”.

LAJM KRYESOR: Përcillet në banesën e fundit/ U dhunua 24 ORË nga dy djemtë, dyshonte se e tradhëtonte me kushëririn. Arrestohen të dy vrasësit e Marogona Osmanit, qytetarët ngrihen në protestë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll