Bota

Merkel pas mbledhjes së G7: Nuk ka shtyrje date për evakuimin e banorëve nga Afganistani 

24 Gusht 2021, 18:23 Nga DOSJA
Merkel pas mbledhjes së G7: Nuk ka shtyrje date për evakuimin e

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se nuk ka shtyrje date për evakuimin e banorëve nga Afganistani. Aljazeera shkruan se sipas Merkel në mbledhjen e sotme të G7-ës, nuk është rënë dakord për shtyrjen e datës për evakuimin e banorëve nga Kabuli.

“Konferenca nuk ka rezultuar në data të reja (në fund të misionit të evakuimit),” tha Merkel.

Ajo shtoi se kishte diskutime intensive nëse një aeroport i operuar nga civilët mund të përdorej pas 31 gushtit dhe se Gjermania është e gatshme të punojë me vendet fqinje të Afganistanin, si Pakistani dhe Irani, për të ndihmuar refugjatët.

Lajm kryesor: Nis samiti emergjent i G7-ës, do të diskutohet evakuimi nga Aganistani, presion ndaj SHBA-së për zgjatjen e afateve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel g7 talebanet pushtojne afganistanin angela merkel g7 talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll