Bota

E rëndë në Greqi/ I moshuari gjendet i vdekur në oborrin e banesës, gjysmën e trupit ia kishin ngrënë kafshët

24 Gusht 2021, 16:39 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ I moshuari gjendet i vdekur në oborrin e

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku një i moshuar 82-vjeçar është gjendur i vdekur në oborrin e shtëpisë ndërsa trupi i tij ishte gjymtuar nga kafshët.

Mediat greke na bëjnë me dije se ngjarja makabre ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Xenies , në komunën Andravida-Kyllini. Policia është lajmëruar nga fqinjët të cilët ndjenë aromë të rëndë dhe panë pamjen e tmerrshme në oborrin e të moshuarit.

Sapo arriti në vendin e ngjarjes, policia e gjeti trupin e pajetë në oborr, të ngrënë pjesërisht nga kafshët. Vdekja e tij duket se ka ardhur nga shkaqe patologjike , por përgjigje të qarta për shkaqet e sakta do të jepen pas ekzaminimit mjeko -ligjor.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi i moshuari i moshuari vdes ne greqi greqi i moshuari i moshuari vdes ne greqi

Sondazh

Poll