Bota

Biden nuk bindet! Trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani në fund të gushtit, Johnson: Britania është angazhuar sh

24 Gusht 2021, 17:06 Nga DOSJA
Biden nuk bindet! Trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani

BRITANI– Kryeministri britanik Boris Johnosn ka folur sot gjatë samitit të G7 ku ka thënë se qëllimi i tij kryesor ishte të bindë presidentin e SHBA-ve Joe Biden, që të shtyjë qëndrimin e trupave amerikanë në Afganistan.

Johnson lajmëroi se nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij dhe nuk e ka bindur Bidenin për të mos tërhequr trupat nga Afganistani.

Fjala e Johnson:

“Faza e evakuimit është në fakt një sukses shumë i konsiderueshëm nga ushtria dhe unë mendoj se shumica e njerëzve duke parë numrat do të thonë se ishte mjaft e jashtëzakonshme. Që nga 14 gushti kemi 9,000 kemi njerëz që largohen nga ai vend, me shpresën për të bërë jetë të re dhe padyshim që ne duhet t’i vijmë në ndihmë atyre. Ka shumë procese që duhet të kalojmë e njerëz që duhet të evakuojmë, por 9,000 janë një numër shumë i konsiderueshëm. Këta janë shtetasit britanikë që kanë qenë në Afanistan dhe na kanë ndihmuar shumë gjatë dy dekadave të fundit por edhe Britania e Madhe ka treguar angazhimin e saj maksimal për tu ardhur në ndihmë pavarësisht se duhet bashkëpunimi i të gjitha vendeve dhe SHBA do të tërheqë trupat në fund të muajit.”

Joe Biden do të japë një deklaratë pak më vonë rreth vendimit për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane dhe situatës në Afganistan.

Lajm kryesor: Nis samiti emergjent i G7-ës, do të diskutohet evakuimi nga Aganistani, presion ndaj SHBA-së për zgjatjen e afateve

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota samiti i g7 per afganistanin samiti i g7 per afganistanin

Sondazh

Poll