Bota

Vrasje në Greqi! Punonjësi vret pronarin 39-vjeçar: E bëra për arsye financiare

24 Gusht 2021, 18:09 Nga DOSJA
Vrasje në Greqi! Punonjësi vret pronarin 39-vjeçar: E bëra

GREQI– Një fermer 39-vjeçar është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Greqi, në prani të vajzës së tij të vogël.

Mediat greke bëjnë me dije se një 27-vjeçar rumun ka rrëfyer se e ka vrarë 39-vjeçarin. Ai ishte punonjës prej katër vitesh në fermën e viktimës dhe kujdesej për delet e tij. Një tjetër rumun 31-vjeçar, punonjës në fermë është cilësuar si bashkëautor i krimit pasi i kishte siguruar armën autorit dhe po e pritë atë në afërsi të shtëpisë së pronarit të tyre.

27-vjeçari fillimisht u përpoq të paraqitej si viktimë e krimit dhe tha se shefi i tij e sulmoi duke e goditur dhe se ai e bëri krimin për tu vetëmbrojtur por më pas deklaroi se e bëri për arsye financiare.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vritet 39 vjecari ne greqi greqi vritet 39 vjecari ne greqi

Sondazh

Poll