Aktualitet

Vdes fëmija shqiptar në Torino, mjeku Arben Gjeka: Nëna e shokuar, shkak për ngjarjen dyshohet bombola e gazit

24 Gusht 2021, 15:20 Nga DOSJA
Vdes fëmija shqiptar në Torino, mjeku Arben Gjeka: Nëna e

Mjeku Arben Gjeka, që jeton dhe vepron në Itali, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Torino të Italisë, ku nga shpërthimi në një banesë, ka ndërruar jetë një fëmijë 4 vjeç nga Shqipëria dhe është plagosur nëna e tij.

Duke folur per Edicionin e Pasdites ne SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Gjeka theksoi se nënës i është komunikuar lajmi i kobshëm për të birin dhe se ndodhet në gjendje shoku. Ai shton se shkak për këtë ndodhi mund të jetë shpërthimi i bombolës në apartament.

“Nëna dhe fëmija 4 vjeç mbeten nën rrënoja. Pas gjysmë ore me mbërritjen në vendngjarje, u evidentua se ku ndodhet nëna shqiptare. Gruaja shqiptare është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa fëmija u arrit të gjendet më shumë se 2 orë e gjysmë më pas e që nuk ia doli dot të mbijetojë. Nëna tha se nuk po dëgjonte më zërin e djalit.

Nëna është mirë, jo në gjendje kritike, iu dha lajmi i kobshëm edhe asaj për të birin, është nën kontroll të mjekëve dhe të psikologëve, sepse është e shokuar. Pallati s’kishte bombola gazi e ndaj familjet ka shumë gjasa që të kenë përdorur bombolat. Dyshohet, pra që shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit”, deklaroi Gjeka./ SYRI

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben gjeka arben gjeka

Sondazh

Poll