Aktualitet

U plagos në atentatin ndaj Bledar Muçës, Sara Liçi: Pashë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë

24 Gusht 2021, 15:09 Nga DOSJA
U plagos në atentatin ndaj Bledar Muçës, Sara Liçi:

LUSHNJE– Sara Liçi, 24-vjeçarja që mbeti e plagosur në atentatin e një nate më parë në Lushnje ku u vra Bledar Muça, ka treguar përjetimet mes plumbave. Në një postim në Instastory, Sara Liçi shkruan se ka parë vdekjen me sy dhe se është mirënjohëse për mundësinë e dytë që i ka dhënë Zoti.

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime,”- shkruan Sara.

Bashkë me Liçin mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë që ndodheshin në lokal kur u vra Muça. Ervis Tafa, Judin Velo, Eksara Sauli dhe Majlinda Gjyla ndodhen gjithashtu të shtruar në spital. Velo është kunati i Muccës dhe ishte ulur në një tavolinë me të, ndërsa të tjerët ishin klientë rastësorë. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bledar muca sara lici ekzekutohet bledar muca sara lici

Sondazh

Poll