Aktualitet

Aksident në Tiranë, motori përplaset me makinën e policisë, plagoset drejtuesi bashkë me efektivin

24 Gusht 2021, 14:41 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, motori përplaset me makinën e

TIRANË– Tre persona, mes tyre një efektiv policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, rreth orës 14:44. Një person me inicialet E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll