Ligje të reja për “LGBTQI+”, qeveria parashikon ndryshime në Kodin e Familjes, drafti lejon birësimet dhe u jep të drej
23 Gusht 2021, 16:33Nga DOSJA
TIRANË– Qeveria shqiptare ka rikthyer diskutimin për lejimin e birësimit dhe për rastet kur çifti nuk është burrë dhe grua. Ora News shkruan se kjo kategori do të njihet ligjërisht me ndryshimet në kodin e familjes, duke u dhënë mundësinë e birësimeve. Për pasojë, edhe anëtarët e komunitetit LGBTI+ do të kenë të drejtën e birësimit të një fëmijë, apo të regjistrimit të foshnjes.
Në propozimet e bëra me herët nga komuniteti “LGBTQI+” për këtë pikë kërkohet që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.
Projektligji parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini. Sipas projektit të qeverisë, këto ndryshime duhet të nisin në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024. Një tjetër ndryshim propozohet dhe për njohjen të identitetit gjinor, ku në fillim të vitit 2022 do të propozohet dhe miratimi i ligjit për këtë çështje.
Në dokument thuhet se këtyre nismave legjislative duhet t’u jepet prioritet në periudhën e ardhshme, me qëllim që legjislacioni shqiptar të përputhet me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Një tjetër projekt është dhe ndryshimi i ligjit të strehimit ku komuniteti LGBTI + do të përfshihet mes grupeve përfituese.
Për të mos lejuar diskriminimin, qeveria shqiptare kërkon fuqizimin e kapaciteteve në njësive vendore, por dhe të institucioneve të drejtësisë, të cilat duhet të raportojnë dhe të mos lejojnë diskriminimin. Nga ana tjetër shihet e nevojshme përgatitja dhe përfshirja e moduleve të trajnimit mbi çështjet LGBTI+ në kurrikulat e ASPA, në Universitete, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë, e të tjera institucione. Strategjia që do të zgjasë deri në vitin 2027 do të ketë një kosto prej 72 milionë lekësh, 61 përqind e së cilës do të përballohet nga buxheti i shtetit.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend. Në një postim në rrjetet sociale ministria shkruan se aktualishst janë 7 ...
SHQIPËRI– 2 mijë e 478 viktima, 5 mijë e 792 raste të reja dhe 131 mijë e 451 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pa...
TIRANË– 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vënë në pranga në ...
Aktualitet23 Gusht 2021, 14:29
VLORË– Mihal Kokëdhima, ish-pronari i restorantit “Panorma” i cili u bë i njohur në media pas skandalit me turistët spanjollë ka dalë sërish në skenë. Në v...
TIRANË -Autoriteti Kombërat i Ushqimit, ka publikuar të dhënat mbi bllokimin e akulloreve që u konstatuan me përmbajtje kancerogjene disa ditë më parë. Pas...
SHQIPËRI– Festivali i drogës, i quajtur Rave, pritet që të vijë në Shqipëri më 1 shtator të rinjë të varur nga lëndët narkotike, të huaj e shqiptarë ...
BERAT– Ergys Petro, i riu që përplasi katër këmbësorë një ditë më parë në Berat është arrestuar në spitalin ku dhe vetë po merr ndihmën e nevojshme mjekës...
TIRANË– Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë të lirë një nga personat që u arrestua në kuadër të operacionit të dështuar në ‘Vorrin e Bamit’.Ai që ka lënë qe...
ELBASAN– Përroi i Namazderes në lagjen 5 maji në Elbasan paraqitet tejet i ndotur. Edhe pse në zone ka kontenierë shpesh banoret gjejnë rrugen e shkurtër ...