Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Prrenjas, vdes shoferi 43-vjeçar, plagoset pasagjerja

23 Gusht 2021, 13:57 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident në Prrenjas, vdes shoferi 43-vjeçar, plagoset

LIBRAZHD– Zija Stoja, 43 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndpdhur në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas.

Çifti po udhëtonin me mjetin e llojit “Toyota” që drejtohej nga 43-vjeçari në momentin që makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë drejtuesi ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja e tij, Lumturije Stoja ndodhet në spitaline Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne prrenjas lumturije stoja zija stoja aksident ne prrenjas lumturije stoja zija stoja

Sondazh

Poll