Skandali i ndotjes mjedisore, Përroi i Namazderes në Elbasan i tejmbushur me mbeturina, banorët: Po na rrezikohet shëndeti!
23 Gusht 2021, 12:04Nga DOSJA
ELBASAN– Përroi i Namazderes në lagjen 5 maji në Elbasan paraqitet tejet i ndotur. Edhe pse në zone ka kontenierë shpesh banoret gjejnë rrugen e shkurtër duke i hedhur mbetjet në përrua.
Qytetarët e dënojne këtë sjellje te tyre, por ka nga ata që shprehen se pushteti lokal duhet të shtojë koshat dhe ti tërheqe më shpesh mbetjet e akumuluara.
Pamjet e siguruara nga Fax News tregojnë se si përroi është shterruar për shkak të temperaturave të larta dhe është ndotur nga mbetjet e hedhura nga vetë qytetarët.
Bashkia u ka bërë thirrje për të qenë më të kujdesshëm megjithatë qytetarët duket se e kryejnë këtë veprim të detyruar nga fakti se mbeturinat e grumbulluara tejmbushin koshat me javë të tëra.
Shtrati i përroit është mbushur me mbetje duke rrezikuar shëndetin e banorëve përreth, sasi të mëdha edhe të plastikës që kërkon shumë kohë për tu asgjësuar.
Të pyetur nga gazetarja e Fax News Entela Duka banorët thanë se vetëm në rast gjobe do ndalonin këto hedhje pa kriter të mbeturinave në përrua përndryshe situata do vijojë e njëjtë.
“Janë të papërgjegjshëm, sjell ndotje të mëdha. Duhet të jenë më të kujdesshëm, u duhen vënë gjoba.
Rreziku është i madh, ka kosha ska pastruese. Ujë skemi po ashtu, në këtë kohë pandemie është skandaloze të jetë kjo papastërti”- u shprehën banorët.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER-Një pus nafte ka marrë zjarr në Patos të Fierit. Flakët kanë rënë në zonën e quajtur ‘’Ofiçina e Vjetër’’ teksa zjarri po avancon duke djegur ullish...
TIRANË– Grupi i parë me afganë do të mbërrijë ditën e nesërme. Burime për Dosja.al konfirmojnë që do jenë 120 afganë që do të nisen nga aeroporti i Egjipti...
TIRANË– Sherri mes dy vëllezërve Toska dhe rojes security në Tiranë nisi për një vend parkingu. Ngjarja e ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostra...
Vijon katastrofa mjedisore në Shijak, ku prej 18 gushtit banorët e kësaj zone po jetojnë jo vetëm mes temperaturave ekstreme, por edhe mes mbeturinave.Në një ra...
VLORË– Ditën e sotme është gjetur nga një anije peshkimi një minë e vjetër detare. Kanë qënë polumbarët ata të cilët gjetën minën në det. Pritet që mina të...
NORVEGJI– Shqipëria nuk është më një vend i sigurtë për Norvegjinë. Ky shtet ka vendosur kufizimet me vendin tonë dhe shkak janë bërë shtimet e rasteve me Covid...