Aktualitet

Aksidentoi katër persona dhe ‘parkoi’ makinën në dyqan, arrestohet në spital Ergys Petro

23 Gusht 2021, 13:44 Nga DOSJA
Aksidentoi katër persona dhe ‘parkoi’ makinën në

BERAT– Ergys Petro, i riu që përplasi katër këmbësorë një ditë më parë në Berat është arrestuar në spitalin ku dhe vetë po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se i riu do të përgjigjet për plagosjen e katër personave.

Ai po udhëtonte një automjet të llojit “Mercedez Benz” ngjyrë gri një ditë më parë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi brenda një dyqani.  Të plagosurit, Abaz Kaballi, Robert Sadikaj, Tahir Radiu, Astrit Veliu janë në spital dhe një prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ata kishin qenë në Malin e Tomorrit dhe po shëtisnin në qytet pas pelegrinazhit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat ergys petro aksident ne berat ergys petro

Sondazh

Poll