Aktualitet

Operacioni i dështuar te ‘Vorri i Bamit’/ Lihet i lirë një nga të arrestuarit, DËSHMIA: Nuk kisha lidhje me trafikun e

23 Gusht 2021, 13:13 Nga DOSJA
Operacioni i dështuar te ‘Vorri i Bamit’/ Lihet i lirë

TIRANË– Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë të lirë një nga personat që u arrestua në kuadër të operacionit të dështuar në ‘Vorrin e Bamit’.

Ai që ka lënë qelinë është Taulant Çoku për të cilin gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’. Gazetari Sokol Dema raporton për ‘Report Tv’ se personat e tjerë janë lënë në burg. Bëhet fjalë për Gentian Kore, Altin Gega dhe Erjon Prengaj të cilët janë lënë në burg nga Shkalla e Dytë e Gjykatës së Tiranës.

Çoku në deklarimet e para para grupit hetimor ka deklaruar se ka qenë në brendësi të biznesit që jepte makina me qira për punët e tij, dhe se nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike që bëhej nga anëtarët e tjerë të grupit.

Në aksionin e policisë i cili u zhvillua më 28 korrik të këtij viti, u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare. Në pranga ranë Gentian Kore, 47 vjeç, pronari i biznesit ku edhe “zihej brumi”; Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundit edhe personi i cili tentoi t’i ikte Policisë. Cani ishte i vetmi që nuk akuzohet për trafik droge por vetëm për mosbindje ndaj forcave të rendit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni tek vorri i bomit altin gega erjon prengaj gentian kore taulant çoku aksioni tek vorri i bomit altin gega erjon prengaj gentian kore taulant çoku

Sondazh

Poll