Aktualitet

Si është situata e zjarreve në vend, MM jep të dhënat: Problematike mbetet Maja e Rrunës, nuk ka rrezik për djegien e ban

23 Gusht 2021, 15:47 Nga DOSJA
Si është situata e zjarreve në vend, MM jep të dhënat:

TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend. Në një postim në rrjetet sociale ministria shkruan se aktualishst janë 7 qarqe në vend që kanë vatra zjarri aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në vend situata problematike nga zjarret mbetet në Majën e Rrunës në Kukës, ku dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për shuarjen e zjarreve.  

Gjithashtu është bërë me dije se ditën e sotme janë shuar 2 vatra zjarri në fshatin Mollaj të Mallakastrës dhe fshatin Mengaj të Kavajës. Ndërkohë që në lidhje me vatrat e tjera të zjarrit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata paraqitet e qetë dhe se puna për shuarjen e flakëve po vazhdon.

Njoftimi i Plotë: 

Situata e zjarreve në vend, 23.09.2021

Qarku Kukës
Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse.
Qarku Shkodër
Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka qenë aktiv, por vatra ishte e qetë dhe pa rrezik për përhapje.
Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, vijon puna për shuarjen e vatrës aktive.
Zjarri në fshatin Armiraj, njësia administrative Qafë-Mali, bashkia Fushë- Arrëz vijon të jetë aktiv.
Qarku Vlorë
Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë vijon të jetë aktiv. Aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar.
Qarku Lezhë
Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan,  bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv. Deri tani është djegur rreth 230 ha sipërfaqe me barishte, pyll dushku dhe lisi.
Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë vijon të jetë aktiv.
Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë, ka vijuar gjatë gjithë ditës puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre të dendura dhe pyll.
Qarku Dibër
Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat pas një pune të kryer nga helikopteri dhe nga forcat në terren është drejt shuarjes. Nuk ka rrezik për zonën e banuar. MZSH Dibër së bashku me 6 forca nga shërbimi pyjor po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.
Qarku Fier
Më datë 23.08.2021, ora 15:00, në fshatin Mollaj, Njësia Administrative Hekal, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Mallakastër ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Nga informacioni paraprak zjarri është nën kontroll.
Qarku Tiranë
Më datë 23.08.2021, ora 12:05, në fshatin Mengaj, Njësia Administrative Helmës, bashkia Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Kavajë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2021, 14:29

VLORË– Mihal Kokëdhima, ish-pronari i restorantit “Panorma” i cili u bë i njohur në media pas skandalit me turistët spanjollë ka dalë sërish në skenë. Në v...