Aktualitet

Lëndë kancerogjene në akulloret e paketuara, AKU bën BILANCIN: 11.7 ton akullore janë konsumuar

23 Gusht 2021, 14:22 Nga DOSJA
Lëndë kancerogjene në akulloret e paketuara, AKU bën

TIRANË -Autoriteti Kombërat i Ushqimit, ka publikuar të dhënat mbi bllokimin e akulloreve që u konstatuan me përmbajtje kancerogjene disa ditë më parë. 

Pas skandalit që u alarmua fillimisht nga Bashkimi Evropian për akulloret e kompanisë ‘Mars’, AKU sekuestroi sasinë e akulloreve të mbetura në të gjitha ushqimoret dhe pas bilancit u konstatua se totali ka qenë 16 ton. Nga këto, rezulton se 11.7 ton janë konsumuar, kurse pjesa tjetër është mbledhur nga tregu duke u shkatërruar.

Njoftimi i AKU-së:

Lidhur me shqetësimin ndërkombëtar të konsumimit të disa markave të akulloreve AKU informon se: Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht: Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise. Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht. Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan. Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aku akulloret mars aku akulloret mars

Sondazh

Poll