Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në qendrën tregtare/ Sherri nisi për një vend parkimi, Arbri kërkoi ndihmën e vëllait polic, e

23 Gusht 2021, 11:08 Nga DOSJA
Përplasja me armë zjarri në qendrën tregtare/ Sherri nisi

TIRANË– Sherri mes dy vëllezërve Toska dhe rojes security në Tiranë nisi për një vend parkingu. Ngjarja e ndodhur në një prej qendrave tregtare në autostradën Tiranë-Durrës, tek e cili qëlloi me armë efektivi i policisë Drilon Toska, la këtë të fundit të arrestuar dhe vëllain e tij të shpallur në kërkim.

Konflikti fillimisht ka nisur nga vëllai i efektivit Drilon Toska, Arbër Toska, për shkak të një vendi parkimi. Pas konfliktit, Arbri ka kërkuar ndihmën e të vëllait, i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndodhur konfrontimi.

Mes dy vëllezërve dhe rojeve të sigurisë private të qendrës tregtare ka pasur përplasje fizike, ofendime ku më pas efektivi Drilon Toska ka nxjerr armën dhe ka qëlluar një herë. Gjatë konfliktit Toska nuk ishte në shërbim dhe ishte pa uniformë.

Përplasja me armë zjarri në Qendrën Tregtare në Tiranë, arrestohet polici, u konfliktua bashkë me të vëllain me rojen e sigurisë (EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber toska drilon toska perplasje me arme ne tirane arber toska drilon toska perplasje me arme ne tirane

Sondazh

Poll