Aktualitet

Sherr për pronën në Korçës! Një person plagos pronarin e resortit, arrestohet i riu

23 Gusht 2021, 11:12 Nga DOSJA
Sherr për pronën në Korçës! Një person plagos

KORÇË– Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Korçë. Sherri nisi mes pronarit të një resorti dhe një të riu, për pronën. Një person plagos pronarin e resortit, arrestohet i riu. Mësohet se Anri Reli ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën.

NJOFTIMI:

“Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës. Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”. njofton Policia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anri reli sherr ne korce sotirqa misha anri reli sherr ne korce sotirqa misha

Sondazh

Poll