Sport

‘’Vjedhja filloi’’, motra e Ronaldos reagon pas golit të anulluar të vëllait të saj

23 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA

ITALI- Cristiano Ronaldos i’u anullua një gol në minutat e fundit që mund ti jepte fitoren Juventusit kundër Udineses. CR7 nuk e nisi titullar ndeshjen në Udine por u aktivizua në pjesën e dytë.

Sulmuesi portugez shënoi në minutën e fundit por goli u anullua nga VAR-i për një pozicion jashtë loje. Për këtë gol të anulluar të Ronaldos ka reaguar në rrjetet sociale motra e portugezit, Elma.

Në ‘’Instagram’’, motra e Ronaldos, Elma ka postuar një foto të pozicionit jashtë loje të vëllait të saj ku shkruan: ‘’Shpatullat e tua janë shumë të mëdha. Ti duhet ti zëvendësosh ato me një masë të mesme. Vjedhja filloi’’,-shkruan Elma. 

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo

Sondazh

Poll