Sport

Harry Kane në fushë për Tottenham, por e ardhmja ende e pa përcaktuar. City tundon me 160 milionë paund!

23 Gusht 2021, 05:56 Nga DOSJA

ANGLI – Harry Kane hyri në fushë në minutën e 72-të, duke zëvendësuar Son në ndeshjen ndaj Wolves. Tifozët e Tottenham Spurs e përshëndetën yllin e tyre duke kënduar, “Ai është një nga ne”. Dele Alli (10’) kishte shënuar më herët me penallti.

Gjithsesi, e ardhmja e sulmuesit Kane mbetet ende në ajër. I pyetur, pas ndeshjes nëse ai do të luante në ndeshjen e kthimit të së enjtes kundër skuadrës portugeze Ferreira, për ‘play-off’ të Conferenca League, trajneri Nuno ishte i pavendosur.

“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Eshtë shumë shpejt. Tani do të pushojmë, gjithçka do ta vlerësojmë mëngjesin tjetër, si gjithmonë. Ai bëri mirë, e ndihmoi ekipin. Kane është ende në proces të përmirësimit të aftësisë së tij, pasi ai është një nga më të mirët në botë,”- deklaroi trajneri Nuno Espirito Santos.

Ndërkaq trajneri Nuno ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë që fansat i bënë heroit të tyre në paraqitjen e tij të parë të sezonit. “Jam i kënaqur me qëndrimin e tifozëve. Duhet të jemi bashkë. Ne kemi tifozë të mrekullueshëm dhe duhet të jemi mirënjohës për këtë. Ai (Kane) ishte mirë sot dhe do të jetë më mirë nesër. Ai ende mund të përmirësohet”.

Kapiteni i Anglisë mbetet i bindur, se ka një “marrëveshje zotërinjsh” me presidentin e Spurs, Daniel Levy dhe se ai mund të largohej këtë verë. Por klubi ende nuk është shprehur për oferën prej 160 milionë paund të Manchester City për transferimin e mundshëm të Kane. Gjithçka është e hapur…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport daniel levy harry kane manchester city oferën prej 160 milionë paund residentin e spurs tottenham spurs trajneri nuno daniel levy harry kane manchester city oferën prej 160 milionë paund residentin e spurs tottenham spurs trajneri nuno

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2021, 18:52

VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, du...