Sport

Allegri flet pas barazimit të Juventusit: Ndoshta gabova me zëvendësimet e bëra, për Ronaldon vendosa unë

23 Gusht 2021, 09:18 Nga DOSJA
Allegri flet pas barazimit të Juventusit: Ndoshta gabova me

ITALI- Juventusi shpërdoroi avantazhin e dy golave në Udine për tu detyruar të kënaqet në fund me një pikë pasi ndeshja përfundoi 2-2. Një nga golat e Udineses erdhi nga një gabim i portierit Szczesny që provoi të bënte një driblim por gaboi gjithçka duke bërë që kundërshtari ti merrte topin nga këmbët dhe të shënonte.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri. ‘’Bëmë një ndeshje të mirë por futbolli i ka edhe këto cmenduri të pjesës së dytë . Fatmirësisht jemi vetëm në javën e parë përndryshe nuk do isha kaq i qetë. Szczesny është një portier shumë i zoti por ndonjëherë duhet të mendojë se nuk është turp ta dërgojë topin në tribunë kur bëhet fjala për të marrë tre pikët. Besoj se me fintet e ka mbyllur për këtë vit’’,-tha ai. 

Allegri foli edhe për Ronaldon që është përfolur shunë për një largim nga Juventusi. ‘’Nuk ishte zgjedhje teknike lënia e tij në stol. Është thjesht çështje forme. Ishte zgjedhja ime për ta lënë Ronaldon në stol, nuk ma kërkoi ai dhe askush tjetër’’.

Trajneri i Juventusit mori përsipër edhe një pjesë të fajit për atë barazim ndaj Udineses. ‘’Sot për herë të parë bëra 5 zëvendësime. Kur ke kaq shumë ndërrime mund edhe të gabosh. Ndoshta kundër Udinese gabova edhe unë me zëvendësimet e bëra’’, tha Allegri.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri cristiano ronaldo juventus allegri cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll