Sport

Donnarumma paralajmëron Navas: “Këtu jam për të luajtur, konkurrenca nuk më tremb”

23 Gusht 2021, 09:12 Nga DOSJA

FRANCE – “Navas apo Donnarumma? Vetëm një portier mund të luajë dhe ky është një nga vendimet që duhet të marrim, si shumë të tjerë. Ne do të shkojmë përpara herë pas here duke bërë zgjedhjet tona.” Kështu është shprehur trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, pas ndeshjes të fituar 4-2 të premten në Brest.

Por Gigio Donnarumma, që e ndoqi ndeshjen nga pankina, shprehet se nuk ka frikë nga konkurrenca me Keylor Navas dhe se është gati, vërtet “shumë gati”, për të zbritur në fushë: “Kam ardhur këtu për të luajtur,”– është shprehur ish-milanisti në një intervistë me rrjetin Canal +.

“Paris SG, – thotë portieri i ekipit kombëtar ‘azzurr’, – më kërkoi dhe më donte. Dhe unë e doja PSG. Konkurrenca nuk më tremb, Navas është një portier i madh, por unë jam këtu për të luajtur, konkurrenca është e mirë për të dy, sidomos për mua, kjo na bën të rritemi shumë”.

Me pak fjalë, Gigio nuk mendon të qëndrojë në stol siç ndodhi në Brest: “Unë kam ardhur këtu për të luajtur dhe prandaj do të jap gjithçka për të qenë titullar, por është e drejtë që ka konkurrencë, sepse na bën të rritemi shumë. Unë jam gati, shumë gati për të luajtur”.

‘Lufta e portierëve’, siç e përkufizon Canal +, tashmë ka filluar te PSG, por Donnarumma hedh ujë në zjarr: “Konkurrenca me Navas nuk krijon probleme në dhomat e zhveshjes. Keylor është një person shumë i mirë, ne i kemi thënë lamtumirë, ne jemi miq, kështu që nuk ka asnjë problem”. Numri një ‘azzurr’, megjithatë paralajmëron kolegun e tij: “Unë dua të bëhem numri një në botë dhe me punë dhe vendosmëri shpresoj të kem sukses”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport canal + mauricio pochettino navas apo donnarumma? canal + mauricio pochettino navas apo donnarumma?

Sondazh

Poll