Sport

Ngecin edhe ‘los blancos’, Vinicius mban lart flamurin e Real Madridit

23 Gusht 2021, 05:06 Nga DOSJA

SPANJE – Gola të shumtë, por vetëm barazim. Një ditë pas Barcelonës së Ronald Koeman, ngec edhe Real Madridi i Carlo Ancelottit. Pasi kishte fituar 4-1 në javën e pare ndaj Alaves, të dytën, po në transfertë, ‘los blancos’ barazojnë 3-3 me Levantes.

Madrilenët kaluan në të parët në epërsi me anë të Bale (5’), duke krijuar përshtypjen se jo vetëm pjesa e parë, por edhe gjithë loja do të fliste për ta. Por pas pushimit, vendësit zgjohen, duke rezlizuar tre gola radhazi: Roger (46′), Campana (57′) dhe Rober (79′) ishin autorët e tyre.

Gjithsesi, reagimi i Realit nuk mungoi, ku Vinicius (73′ dhe 85′) me dy golat që realizoi ruajti nderin e ‘los blancos’ të Madridit, që pas dy javësh mban vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara.

Sakaq, Atletico Madridit fitoi 1-0 ndaj Elche, ku Correa (39’) ishte autori i golit të vetëm, që i dha skuadrës së tij tri pikë mjaft të vlefshme. Edhe Real Sociedad fitoi në fushën e tij me rezultatin minimal 1-0 ndaj Rayo Vallecanos. Oyarzabal (68’) shënoi me penallti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madridit bale carlo ancelottit levantes rayo vallecanos real madridi real sociedad vinicius atletico madridit bale carlo ancelottit levantes rayo vallecanos real madridi real sociedad vinicius

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2021, 18:52

VIDEO / Juventusi zhgënjen që në javën e parë

ITALI – Udinese u mundua deri në pikën e fundit dhe ia doli të nxjerrë pikë në duelin me Juventusin. Futbollisti Gerard Deulofeu ia mohoi fitoren Juventusit, du...