Sport

Humbi ndeshjen ndaj Chelseat, lojtari i Arsenal tërbon tifozët: Pëlqen foton e kundërshtarit

23 Gusht 2021, 08:06 Nga DOSJA
Humbi ndeshjen ndaj Chelseat, lojtari i Arsenal tërbon tifozët:

ANGLI- Chelsea fitoi dje ndaj Arsenalit me rezultatin e pastër 2-0. Lukaku dhe James ishin autorët e golave për blutë që morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje.

E kundërta është për Arsenalin, me ‘’Topcinjtë ’’ që nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Por sikur të mos mjaftonte momenti i keq që po kalojnë në fushën e lojës, Arsenali dhe tifozët e tij janë acaruar me veprimin e lojtarit të tyre, Willian.

Braziliani pas ndeshjes ka pëlqyer një postim të Chelsea në ‘’Instagram’’ që tregonte rezultatin final të ndeshjes.

Willian u transferua pak kohë më parë pikërisht nga Chelsea tek Arsenali dhe ky veprim i mesfushorit ka tërbuar tej mase tifozët e Arsenalit.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea chelsea

Sondazh

Poll