Sport

Klopp thur elozhe për Halaand: Është një forcë e natyrës, nuk e kam numrin e tij të telefonit

23 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
Klopp thur elozhe për Halaand: Është një forcë e

ANGLI– Erling Halaand admirohet nga të gjitha klubet e mëdha të Evropës. Të gjithë ekipet kryesore në ligat më të forta e kanë pasur në agjendën e tyre për shumë kohë por sulmuesi ende nuk është larguar nga Dortmundi.

I radhës që ka folur për fenomenin norvegjez ka qenë Jurgen Klopp në një intervistë për ‘’BILD’’.

‘’Halaand është një forcë e natyrës. Herët a vonë do luajë për një klub të madh. Nuk e di nëse do jetë vitin e ardhshëm por Dortmund duhet të përgatitet. Unë nuk e kam numrin e tij të telefonit. Ai është një lojtar shumë interesant. Më pëlqen energjia e tij” tha trajneri i Liverpoolit.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport erling halaand jurgen klopp erling halaand jurgen klopp

Sondazh

Poll