Bota

18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në Kosovë/ Dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane ‘u zhdukën’,

23 Gusht 2021, 05:41 Nga DOSJA
18-vjeçarja u la e vdekur në derën e spitalit në

KOSOVË– Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë dy vrasësit e 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e hodhën pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt. Arbër Sejdiu është vënë në pranga ditën e sotme në Kosovë, ndërkohë që bashkëpuntori i tij Krivaqa është ende në kërkim nga policia. Mediat e Kosovës shkruajnë se dy të rinjtë janë kapur nga kamerat, duke hedhur 18-vjeçaren përtokë në derën e spitalit. Krivaqa dyshohet se e ka dhunuar atë për dy ditë rresht deri në vdekje.

Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës. Në komunikatën për mediat, thuhet se i dyshuari, 32 vjecar Sejdiu, është intervistuar dhe ndaj tij është dhënë masa e ndalimit për 48 orë.

Reagime të shumta nga familjarë dhe njerëz publik kanë patur në Kosovë. Mes familjarëve që kanë reaguar kanë qenë daja dhe halla i 18-vjeçares, të cilët kanë kërkuar drejtësi për mbesën e tyre. Për këtë ngjarje të rëndë gjithashtu ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe këngëtari Gold Ag, të cilët i kanë kërkuar çdo qytetari të mundshëm të bashkëpunojë për të vendosur para drejtësisë autorin e ngjarjes.

Ndërkohë që ditën e nesërme nën moton ‘Drejtësi për gratë’ do të mbahet një protestë në Prishtinë dhe në Ferizaj. Protesta pritet të nisë në Prishtinë në orën 10:30, ndërsa në Ferizaj rreth orës 12:30.

(I.A;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 18-vjecarja e vdekur ne kosove arber sejdiu dardan krivaqa kosove marigona osmani prizren 18-vjecarja e vdekur ne kosove arber sejdiu dardan krivaqa kosove marigona osmani prizren

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 19:00

KOSOVË– Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në d...