Bota

Lanë 20-vjeçaren e vdekur në derën e spitalit, kamerat e sigurisë pikasin dy të rinjtë, u larguan me makinën me targa zv

22 Gusht 2021, 17:27 Nga DOSJA
Lanë 20-vjeçaren e vdekur në derën e spitalit, kamerat e

KOSOVË– Personat që lanë të vdekur një 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj të Kosovës, ishin dy. GazetaEkspress shkruan se dy të rinjtë janë pikasur nga kamerat e sigurisë së spitalit, pamje të cilat nuk janë bërë ende publike për qytetarët.

Ata janë parë që kanë mbërritur me një makinë me targa zvicerane. Kanë lënë të renë e vdekur në derë dhe më pas janë larguar me të njëjtin mjet. Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës, pavarësisht se ende nuk u dihen identitetet.

“Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës,”- tha kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari për Gazetën Express.

20-vjeçarja u la e vdekur pasditen e sotme në derën e spitalit të Ferizajt. Ajo u pikas nga mjekët, por nuk dihet ende shkaku që e ka bërë të ndërrojë jetë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 20-vjecarja e vdekur 20-vjecarja e vdekur

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 12:56

ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, theksoi se edhe pse ka re...