Bota

Pentagoni kërkon ndihmë nga shoqëritë ajrore amerikane

22 Gusht 2021, 22:15 Nga DOSJA
Pentagoni kërkon ndihmë nga shoqëritë ajrore amerikane

AFGANISTAN– Pentagoni ndërkohë tha të dielën se po kërkon zyrtarisht ndihmë nga linjat komerciale ajrore për të zhvendosur të evakuuarit nga Afganistani pasi të kenë dalë nga vendi i tyre.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka aktivizuar fazën fillestare të programit të Flotës Ajrore të Rezervës Civile, duke kërkuar 18 avionë: tre avionë nga secila linjë ajrore American Airlines, Atlas Air, Delta Air Lines dhe Omni Air; dy nga Hawaiian Airlines; dhe katër nga United Airlines.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby tha se Departamenti nuk parashikon ndonjë ndikim të madh në fluturimet komerciale nga ky aktivizim.

Sipas zotit Kirby, ata avionë nuk do të fluturojnë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul por do të përdoren për të lëvizur udhëtarët nga pikat e tjera sapo të largohen nga Kabuli, duke lejuar ushtrinë amerikane të përqëndrohet në pjesën e evakuimit në Afganistan.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 19:00

KOSOVË– Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në d...