Shtëpia e Bardhë: Deri tani janë evakuuar 17 mijë persona nga Afganistani
UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se kanë evakuuar 7400 persona të tjerë nga Kabuli gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse zyrtarët amerikanë përballen me atë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken e përshkroi si një “situatë tepër të paqëndrueshme në aeroport” pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët një javë më parë.
Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin aktivizoi përdorimin e 18 avionëve civilë amerikanë të pasagjerëve nga gjashtë linja ajrore për të ndihmuar transportin e amerikanëve dhe afganëve nga vende të sigurta ku ata po qëndrojnë pasi u larguan nga Kabuli. Kjo është hera e tretë në 30 vitet e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar përdorimin e avionëve civilë për të ndihmuar ushtrinë.
Sekretari Blinken tha për emisionin “Fox News Sunday” se grupi i fundit i të evakuuarve amerikanë si dhe afganët që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë 20 vitesh luftime në Afganistan, u larguan me 60 fluturime, me shumë prej tyre të drejtuara për në vendet e Lindjes së Mesme.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar në tërësi 25,100 njerëz javën e fundit dhe një total prej 30,000 që nga fundi i korrikut.
Skena kaotike në aeroportin e Kabulit të amerikanëve që përpiqen të largohen nga Afganistani dhe afganët që përpiqen të ikin nga atdheu i tyre i kontrolluar tashmë nga talebanët, janë duke u transmetuar në të gjithë botën prej disa ditësh.
Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha për emisionin “State of the Nation” të kanalit CNN se forcat amerikane “kanë rritur kapacitetin për të siguruar kalimin e një numri të madh të amerikanëve në aeroport dhe në fluturime nga aeroporti”.
“Për momentin, ne besojmë se kemi forca të mjaftueshme në terren” për të kontrolluar turmat që përpiqen të largohen nga vendi, tha zoti Sullivan në një intervistë tjetër në kanalin NBC.
Zoti Sullivan tha se “çdo ditë” Presidenti Joe Biden “pyet komandantët e tij ushtarakë, përfshirë ata në aeroport dhe në Pentagon, nëse kanë nevojë për burime shtesë, apo trupa shtesë. Deri tani, përgjigjja ka qenë “jo”, por ai do të pyesë përsëri sot”.
Ai tha se “nëse në fund amerikanët nuk arrijnë të shkojnë në aeroport, bllokohen për tu larguar nga vendi, ka ndërhyrje në ndonjë mënyrë në operacionet tona, ne u kemi shpjeguar [talebanëve] se do të ketë një përgjigje të shpejtë dhe të fortë”.
Ai tha se SHBA kanë “marrëveshje me 26 vende në të gjithë botën për të lëvizur në mënyrë logjistike afganët dhe amerikanët dhe shtetasit e vendeve të treta jashtë vendit dhe në bazat ajrore në të gjithë vendet fqinje dhe më larg”.
Ndërsa shumica e evakuimeve kanë ndodhur në aeroportin e Kabulit, SHBA gjithashtu dislokoi tre helikopterë ushtarakë për të shpëtuar 169 amerikanë nga një hotel.
Sekretari Blinken deklaroi: “Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t’i larguar amerikanët nga rreziku”.
Ai devijoi pyetjet në lidhje me llogaritjet e gabuara të Shteteve të Bashkuara në lidhje me marrjen e shpejtë të kontrollit të qeverisë nga talibanët, duke thënë se do të ketë ” kohë të mjaftueshme për të përcaktuar se çfarë mund të ishte bërë ndryshe dhe çfarë mësimesh mund të nxirren”.
Por ai e pranoi se, “Ne besuam se qeveria nuk do të binte kaq shpejt dhe ushtria [afgane] të shpërbëhej”. Në korrik, Presidenti Biden tha se ishte “tepër e pamundur” që talebanët të merrnin papritur kontrollin, siç bënë në fakt disa ditë më vonë. Një kritik i Presidentit Biden, senatori republikan Ben Sasse nga shteti i Nebraskës, tha se udhëheqësi amerikan “duhet të shërbejë si komandant i përgjithshëm” për të kontrolluar evakuimin.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë rimarrjen e bazës ajrore të Bagramit pranë Kabulit që e braktisën pasi forcat amerikane përfunduan operacionet e tyre atje. Senatori Sasse e quajti largimin nga Bagrami “një nga gabimet më të kota”, duke lënë aeroportin e Kabulit si pikën e vetme kryesore të nisjes.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Lanë 20-vjeçaren e vdekur në derën e spitalit, kamerat e sigurisë pikasin dy të rinjtë, u larguan me makinën me targa zv
KOSOVË– Personat që lanë të vdekur një 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj të Kosovës, ishin dy. GazetaEkspress shkruan se dy të rinjtë ...
Skandal në Belgjikë, kryeministrit i dalin mesazhet me pornostaren italiane: I dashur, shihemi të hënën…
BELGJIKË– Qeveria belge është përfshirë nga një skandal pasi vetë kryeministrit Alexander De Croo i janë publikuar mesazhet me një aktore të filmave për të...
Shtegdalja që mungon për të varurit nga droga
TIRANË– Bajrami, një i ri, 23 vjeç, nga rrethina e Prishtinës, tash e tre vjet është duke u përpjekur t’i shmanget varësisë nga substancat nar...
E RËNDË në Kosovë! 20-vjeçarja lihet e vdekur në derën e spitalit, dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane e brak
KOSOVË– Një vajzë rreth moshës 20 vjeç është dërguar dhe është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Ferizaj. Viktimën e kanë pikasur mjekë, të...
Pentagoni urdhëron linjat tregtare të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga Afganistani, sekretari i mbrojtjes: Do bëjmë
SHBA- Administrata Biden ka urdhëruar të gjithë avionet komercial (tregtar) që të ndihmojnë me evakuimin e njerëzve nga Afganistani. The Guardian shkruan se 18 ...
Përplasje në kufi të Gazës, ushtarët izraelitë plagosin 41 palestinez mes tyre dhe 13 fëmijë
GAZA- Ushtria izraelite filloi sërish sulmet ajrore në Gaza ditën e djeshme pas përplasjeve të fundit mes ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë nj...
INFOGRAFIK/ 28 mijë njerëz të evakuuar nga Afganistani, numri më i lartë SHBA-ja
AFGANISTAN-Rreth 28 mijë njerëz janë evakuar gjithsej deri tani nga Afganistani. Aljazeera shkruan se deri tani më shumë njerëz janë evakuar në SHBA, 19,500 per...
Situata në Afganistan, Johnson thërret në takim G7: Duhet të sigurojmë evakuime të sigurta
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai kishte thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan. Aljazeera sh...
11 viktima dhe 1 mijë e 682 persona të infektuar me Covid në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 10.710 testime, 1.682 qyteta...