Bota

Notoi për 3 mijë milje, mesazhi i lënë nga peshkatari brenda një shisheje vere gjendet nga një grua teksa shëtiste qentë

22 Gusht 2021, 19:54 Nga DOSJA
Notoi për 3 mijë milje, mesazhi i lënë nga peshkatari brenda

SHBA– Një mesazh i futur brenda një shisheje vere është zbuluar nga një kalimtare në një bregdet në Uellsin jugor. BBC shkruan se shishja ka notuar për më shumë se 3 mijë milje dhe ka rënë në duart e Amanda Tidmarsh, 52 vjeçe, nga Brynna.

Ajo po shëtiste dy qentë e saj përgjatë plazhit në Ogmore-on-Sea kur vuri re shishen e përzierë me alga deti. Koordinatat e shkruara në letër tregojnë se është hedhur në det në Nëntor të vitit 2020.

“Kur e gjeta mendova se ishte e bukur. Mendova se kishte diçka brenda saj, është si thesar. Isha aq e emocionuar dhe ishte diçka shumë e veçantë për t’u hapur vetëm, ​​kështu që priti që djali im të kthehej në shtëpi. Nuk mund ta besoja, ishte vërtet e veçantë. I dërgova mesazh djalit dhe vajzës sime pasi ata ishin po aq të emocionuar sa unë,”- rrëfeu gruaja.

Shënimi duket se është lënë nga një peshkatar gaforresh i quajtur John Graham, i cili kishte lënë dhe e-mailin e tij që gjetësi ta kontaktonte. Nuk është se ishte një mesazh për ndonjë person në veçanti, por shkruhej vetëm se në cilin vend ishte hedhur, bashkëm e të dhënat e peshkatarit.

“Kjo shishe është vulosur në Kanada teksa peshkonim për gaforre. John Graham,”- shkruhet në letër bashkë me koordinatat.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mesazhi ne shishe mesazhi ne shishe

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 19:00

KOSOVË– Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në d...