Bota

E RËNDË në Kosovë! 20-vjeçarja lihet e vdekur në derën e spitalit, dy të rinjtë me “Audi” me targa zvicerane e brak

22 Gusht 2021, 16:06 Nga DOSJA
E RËNDË në Kosovë! 20-vjeçarja lihet e vdekur në

KOSOVË– Një vajzë rreth moshës 20 vjeç është dërguar dhe është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Ferizaj. Viktimën e kanë pikasur mjekë, të cilët kanë konstatuar gjithashtu që vajza ishte e vdekur.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për mediat se e reja është dërguar në spital nga disa persona, të cilët e kanë lënë aty dhe janë larguar në drejtim të paditur me një makinë “Audi” me targa zvicerane. Nuk dihet as identiteti i shoqëruesve të 20-vjeçares së vdekur dhe as i vetë viktimës.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet. Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente,”- tha Veseli.

Dy të rinjtë janë pikasur nga kamerat e sigurisë së spitalit. Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës, pavarësisht se ende nuk u dihen identitetet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 20-vjecarja e vdekur ferizaj kosove 20-vjecarja e vdekur ferizaj kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Gusht 2021, 12:56

ANGLI- Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA në 2001, theksoi se edhe pse ka re...

Bota 22 Gusht 2021, 12:05

GREQI- Një grua amerikane e bllokuar në Afganistan i ka bërë thirrje Presidentin Joe Biden për ndihmë. Foxnews shkruan se ajo së bashku me anëtarët e familjes e...