Politike

Veliaj thumbon opozitën: Nuk bind dot as ish-ministrat e saj, por 200 persona me tuta në kokë

3 Qershor 2019, 17:10 Nga DOSJA
Veliaj thumbon opozitën: Nuk bind dot as ish-ministrat e saj, por 200

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për Këshillin Bashkiak si përfaqësues të Partisë Socialiste.

Gjatë prezantimit ai u ndal tek protesta e opozitës, por edhe tek pranimi i mandateve nga kandidatët në listat e PD-së dhe LSI-së.

Sipas Veliajt, opozita nuk ka mundur të bindë kandidatët e saj, apo ish-ministra e ish-drejtorë e jo më të bindë qytetarët për të dalë në rrugë. Kryebashkiaku tha se opozita arrin të bindë vetëm 200 persona dhunues me tuta në kokë.

“Gjërat e vogla kanë rëndësi, dhe fryma e ekipit ka rëndësi. Se prandaj përpëlitesh ta shkatërrosh qytetin, dhe t’i bindësh njerëzit me zor, sepse frustohesh nga fakti që nuk bind dot ekipin tënd, nuk bind dot ata që kanë qenë ish-drejtora, ish-ministra, ish-deputetë. Kur nuk bind ata do të thotë që s’ke më fuqi. Dhe kur nuk ke më fuqi e vetmja shpresë që të ka mbetur është dhuna. Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarëisht se kemi tolerancë të madhe ne nuk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna”, deklaroi Veliaj, ndërsa shtoi: “Kur nuk ke autoritet të bindesh tek kauza jote deputetët që janë te lista në pritje, dhe kur shkojnë i marrin të gjithë mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që s’është fare i partisë tënde. Patjetër mund të rekrutosh 200 rrugaçe me tuta në kokë dhe me maska për të dhunuar një qytet. Patjetër këtë mund ta bësh, këtë meritë ta jap. Por kur nuk arrin të bindësh dot”.

Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha  dje paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj veliaj thumbon opozitën erion veliaj veliaj thumbon opozitën

Sondazh

Poll