Politike

Themeloi PS-në në Gjirokastër, veterani kundër Golemit: Atë s’e votoj, më mirë mbështes PD-në (Video)

3 Qershor 2019, 17:06 Nga DOSJA
Themeloi PS-në në Gjirokastër, veterani kundër Golemit:

GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kandidati i Partisë Socialiste nuk e gëzon mbështetjen e të gjithë vendasve. Një prej tyre është edhe Ndreko Klllapi.

Kllapi është themelues i Partisë Socialiste në Gjirokastër në vitin 1991 dhe shprehet i prerë se nuk ka ndërmend të votojë Golemin askush nga familja e tij. Madje themeluesi i PS-së thotë se nëse PD-ja do të nxjerrë një kandidat të dinjitoz, ata do ta mbështesin.

Unë atë se votoj, por unë kam 9 vota. Do t’i mbledh të gjithë me nipër dhe me mbesa. Nuk e voton askush prej tyre Golemin. Po nxorri ndonjë kandidat demokratja do e mbështesim,”- dëgjohet teka thotë Ndreko Kllapi në videon e siguruar nga Dosja.al.

Kllapi njihet si një nga familjet me bindje të padiskutueshme të majta. Kjo tregon se Gjirokastra është një nga vendet e zhgënjyera nga Partia Socialiste.

Kur kjo votë e hapur kundër tij vjen nga një themelues i mocëm socialist që hallet i ka mbaruar, çfarë mund të thuash për ata mijëra socialistë të Gjirokastrës, që në gjashtë vitet e fundit kanë marrë si shpërblim hurin e Rilindjes?!

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur golemi gjirokaster ndreko kllapi zhgenjimi i gjirokastres nga socialistet flamur golemi gjirokaster ndreko kllapi zhgenjimi i gjirokastres nga socialistet

Sondazh

Poll